Gazetarja ia f. ut të qeshurës me të madhe, kur shqiptari tregon si u martuar me gruan: Po si e more atë ti?

Një histori e veçantë dashurie ka ardhur dje në emisionin ‘Historia ime’, ku një çift nga Fushë-Kruja, Floriana dhe Abazi treguan sesi janë njohur me njëri-tjetrin, por edhe jeta e vështirë që bëjnë sot.

Florina Dibra, 30 vjeç, me origjinë nga Burreli, është martuar prej vitesh në Fushë-Krujë dhe ka katër fëmijë, tre vajza dhe një djalë. Është njohur me bashkëshortin kur ishte shumë e re, pa mbushur ende 20 vjeç nëpërmjet telefonit.

U martuan edhe pse pa dëshirën dhe mbështetjen e prindërve të Florinës, pasi nuk ishin dakort. Kur ishte 21 vjeç, u bë nënë për herë të parë. Sot është nënë e katër fëmijëve, tre vajzave dhe një djalë 9, 4, 2 vjeç dhe djali 9 muajsh.

Florina nuk punon, ndërsa i shoqi punon me ditë, mbledh hekura. I shoqi i Florinës është i sëmurë, vuan nga veshi i mesëm dhe nga mëlçia. Ata jetojnë në një dhomë të vetme dhe me kushte të vështira ekonomike.