Furrtarija ltaliane ofron punë me 1400 euro në muaj, por nuk gjen dot punëtorë

Furrtarija ltaliane ofron punë me 1400 euro në muaj, por nuk gjen dot punëtorë.

Kërkohet punëtor me rrogë 1400 euro në muaj, por nuk gjendet asnjë që të jetë i gatshëm që të punojë natën. Historia vjen nga Reschigliano di Campodarsego, provincë e Padova në Itali, ku një furrë buke, kërkon punonjës për përgatijen e bukës.

Prej kohësh në xham qëndron varur tabela “Kërkohet punëtor”, por të zotët e dyqanit Stefano Brigato dhe Guglielmo Peruzzo, nuk kanë arritur që ta gjejnë ende. Ata thonë se bëhet fjalë për një punë me orar të plotë dhe me kontratë të rregullt, por shprehen se nuk po gjejnë dot punonjës, pasi askush nuk shprehet i gatshëm për të punuar natën.