Fluks i madh i qytetarëve shqiptare para ambasadës në Bernë, Ja çfarë po ndodhë

Që nga e shtuna e kaluar, udhëtarët nga Maqedonia e Veriut nuk bëjnë më pjesë në mesin e atyre që Zvicra i vendos në karantinë. Për këtë arsye, shumë shqiptare tani dëshirojnë të udhëtojnë në vendlindje, por paraprakisht kanë nevojë për dokumentet e nevojshme të udhëtimit.

Kështu, të hënën në mëngjes, në Ambasadën në Bernë ka ndodhur një grumbullim i madh njerëzish,“Ishte një katastrofë”, e përshkruan situata në vend një lexues i gazetës në fjalë. Qindra njerëz qëndronin në radhë herët në mëngjes. Ata kanë qëndruar për disa orë, me rredhta të ngjeshur, pa respektuar rregullat e distancës në lidhje me ko ronavir usin.

Ata që presin, shprehin shqetësime: “Ambasada nuk ka organizuar asgjë, ishte një rrëmujë e madhe këtu”, është ankuar një person që kishte ardhur nga Cyrihu posaçërisht për dokumentet.

“Kisha frikë se mos infe ktohesha, prandaj u kërkova përgjegjësve të zgjidhnin situatën. Por pa sukses ”.Më në fund, është paraqitur policiarrugën ku është godina e ambasadës.