Fjolla Morina, dasmë me 300 të ftuar me biznesmenin që i ndryshoi jetën në 365 ditë…

Marrëdhënia e këngëtares Fjolla Morina me biznesmenin Fisnik Syla po kalon në një etapë tjetër.Pasi bëri publike lidhjen dhe i tha “po” propozimit të tij për martesë, këngëtarja ka nisur përgatitjet për dasmën.

Një ceremoni VIP që do të mbahet në Prishtinë pas daljes nga masa “Arrest shtëpie” ku ndodhet në Kukës. Ajo publikoi një foto në “Instagram” me stilistin e saj dhe shkroi: “Duke menduar ide për dasmën!”. Burime për “Panorama Plus” kanë treguar se Fjolla po përgatitet për një ceremoni VIP mjaft luksoze.

Ku do të ketë 300 të ftuar, mes të cilëve jo vetëm politikanë e biznesmenë të Kosovës, por edhe këngëtarë, kolegë të saj. Lidhja e Fjolla Morinës me biznesmenin që i ndryshoi jetën në 365 ditë u zbulua pas arrestimit të këngëtares në pikën kufitare të Morinës, pasi iu gjetën dy pistoleta në makinë.

Çifti po udhëtonte së bashku në makinën luksoze, që Fisnik Syla ia bleu disa ditë para ngjarjes.