Fejohet Renato Mekolli dhe zbulon për herë të parë partneren bukuroshe

Fejohet Renato Mekolli dhe zbulon për herë të parë partneren bukuroshe. Në tetor të vitit që lamë pas, shefi i njohur i kuzhinës Renato Mekolli pranoi se është në një lidhje dashurie.

Që nga ajo ditë, ai nuk ka zbuluar asgjë rreth partneres, por gjërat mes tyre janë mëse serioze. Mëngjesin e sotëm, Renato ka ndarë një lajm të bukur me ndjekësit.

Ai i ka propozuar për martesë të dashurës në Los Angeles, Kaliforni. Shefi i kuzhinës ka publikuar një foto ku shihet i ulur në gjunjë para njeriut të zemrës.

Me unazën në dorë. Për herë të parë ai ka zbuluar dhe portretin e saj, ndonëse vetëm në profil, duken shume te lumtur, transmeton ditorja.