Fantastikee/ Ky Është Hapi Pozitiv I Qeverisë Hoti, Ja Çfarë Bëri Për Kosovën! URIME


Në kuadër të zbatimit të planit të aprovuar sot nga Qeveria e Kosovës për zbatimin e Programit të rimëkëmbjes ekonomike, Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit (MEA) ka ekzekutuar sot pagesën e parë në kohë rekorde në përkrahje financiare për bizneset e vendit.

Shuma e cila është ndarë në këtë kategori arrin vlerën e 60 milion euro subvencione ku gjatë ditës së sotme nga MEA është ekzekutuar pagesa e parë prej 37,710,730 milionë euro për 15.745 biznese, të cilat i kanë plotësuar kushtet në këtë fazë sipas programit për rimëkëmbje ekonomike.