Fantastike/ Merkel gezon kosovarët me këtë lajm për Vizat, se shpejti do te…

Nga 1 korriku i këtij viti me presidencën e Bashkimit Evropian do të udhëheq Gjermania e kancelares Angela Merkel. Kjo po shihet edhe si një mundësi e artë që Kosova të marrë liberalizimin e vizave meqenëse Berlini zyrtar në vazhdimësi ka përkrahur Prishtinën sa I përket lëvizjes së lirë në Zonën Schengen.

Sa i përket mbështetjes për Kosovën sa i përket liberalizimit të vizave është i pandryshueshëm. Një gjë të tillë e kanë konfirmuar nga zyra për media e Qeverisë Gjermane që udhëhiqet nga Angela Merkel.“Pozicioni gjerman për liberalizimin e vizave mbetet i pandryshuar.

Ne mbështesim liberalizimin e vizave mbi bazën e përmbushjes së kritereve të përcaktuara”, ka thënë një zëdhënës i Qeverisë Gjermane.Ndërkohë sa i përket përmendjes së reformës në sundimin e ligjit në urimin e kancelares për kryeministrin Hoti dhe nëse një gjë e tillë ndërlidhet me liberalizimin.

Nga zyra e Merkel thonë se ka qenë vetëm një rikujtim se është një nga sfidat që e pret kryeministrin e Kosovës në rrugën e tij përpara.“Kancelarja Merkel ka uruar kryeministrin Hoti për zgjedhjen e tij dhe është shprehur se reforma në sundimin e ligjit është një nga sfidat që e pret në rrugën përpara”, thuhet në përgjigje.