Familja ime e tme. rrshme…me perzun nga shtepia dhe me martuam per lek…

Tingëllon kaq e largët në fakt, por gjithsesi nuk e zhbëjmë dot. Ke pranuar që familja të vendosë për fatin tënd dhe me apo pa dëshirë, me apo pa aprovimin tend, të kanë martuar në një moshë shumë të re. Dua t’i kuptoj prindërit e tu, por nuk mundem dot.

Pavarësisht va;rfërisë, një zgjedhje e tillë nuk duhet të shihet kurrësesi si zgjidhje. Realiteti ka treguar se jo vetëm në rastin tënd, por edhe në pafund raste të tjera ka sjellë të njëjtat pasoja. Thua se familja nuk pa siç duhet njeriun me të cilin po të martonte, por e heq totalisht përgjegjësinë nga vetja. Ti vetë a u interesove ndonjëherë për të? A kërkove kohë për të dalë e për ta njohur?

A fole me familjen tënde dhe a e ngrite ndonjëherë zërin për të thënë dhe ti mendimin tënd? Nëse nuk e ke bërë deri më sot, atëherë bëje tani. Bashkëshorti yt ka mungesë të plotë përgjegjshmërie dhe me atë që ti përshkruan, tregon se mes jush gjithçka ka marrë fund.

Tregoji babait tënd se duhet të të hapë derën, fol me nënën dhe familjarët e tjerë, kërko mbështetjen e tyre, do të ishte shumë mirë që të gjeje një mundësi për të ikur ndoshta nga fshati, të kërkosh të marrësh një profesion, mendo se çfarë ke dëshirë të bësh, të gjithë kanë një prirje apo pasion që duhet ta zhvillojnë, mund të bëhesh rrobaqepëse, parukiere, kuzhiniere etj…

Ka pa fund alternativa, vetëm duke krijuar të tillë shkëputje do të fitosh pavarësinë tënde dhe do të jesh në gjendje të sigurosh jetën. Mos prit më që të tjerët të zgjedhin për ty, mos lejo më kurrë që të të sh;esin tek një tjetër burrë, ti nuk je pIaçkë, ti je njeriu që vendos vetë për jetën tënde. Mos mendo kurrë në raste vë;shtirësie fundin, ka gjithmonë një zgjidhje, por për të duhet të përpiqesh.