Shifrat kanë detyruar disa nga shtetet më të mëdha të zbatojnë masa të forta, ndërsa një mbyllje e dytë duket shumë e afërt. Në shumë vende spitalet po i rikthehen ngarkesës me të sëmurë përtej kapaciteteve.





Aq sa Bashkimi Evropian ka në plan të financojë transferimin e pacientëve përtej kufijve të njërit shtet apo tjetrit. 220 milionë euro janë në dispozicion të këtij plani.





“Rrini në shtëpi”. Kështu është shprehur kryeministri i Britanisë Boris Johnson, i cili sot prezantoi planin e ri të masave që do të hyjnë në fuqi të enjten dhe do të zgjasin deri në 2 dhjetor. “Pub-et, baret dhe restorantet do të duhet të mbyllen.





Karan.ttina parashikon mbylljen e të gjitha dyqaneve jo të domosdoshëm (përjashtohen farmacitë, dyqanet e ushqimeve e pak të tjera) mbyllja e bareve dhe restoranteve, hoteleve, klube dhe kafene, përveç ato me shërbimet ku mund të marrësh produktet me vete.