Eurodeputetja gjermane ia thotë në sy BE-së: Premtuam t’ia heqnim vizat Kosovës, por..!

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon në draft-raportin e hartuar për Kosovën që do të prezantohet nesër në institucionin evropian ka thënë se BE’ja dështoi në premtimin për t’i hequr vizat për Kosovën.

Draft-Raporti i hartuar nga Von Cramon më 17 nëntor 2020 do të prezantohet nesër me 10 dhjetor në takimin e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian ku do të adresohen një sërë çështjesh mbi situatën politike dhe ekonomike në Kosovë.

Ndër të tjera, në raport thuhet se fatkeqësisht Bashkimi Evropian ka dështuar në përmbushjen e premtimit për liberalizimin e vizave për Kosovën.“Fatkeqësisht, nga ana e Bashkimit Evropian, ne nuk ishim në gjendje ta realizonim premtimin tonë për udhëtim pa viza për qytetarët e Kosovës, edhe pse Komisioni dhe Parlamenti ka përsëritur mbështetjen e tyre disa herë në dy vitet e fundit”, thuhet në raport.

Me 18 Korrik 2018, në Raportin e fundit lidhur me progresin e Kosovës në përmbushjen e kritereve të dala nga udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave, Komisioni Evropian kishte konfirmuar se Kosova ka përmbushur edhe dy kriteret e fundit për liberalizimin e vizave,ditorja.