Ekskluzivee/ Shteti ndan nga 100 euro për pensionistët


Në kuadër të masave të Qeverisë për të amortizuar goditjen që kanë pësuar qytetarët dhe bizneset nga kriza e shkaktuar nga pan/demia e kor0 naviirusit, pensionistët të cilët kanë pensione më të ulëta se 250 euro, do të marrin vauçera në vlerë prej 100 eurove për të blerë produkte vendore.

Në këtë pako, që është e katërta për ndihmë financiare për qytetarët dhe bizneset, siç ka bërë të ditur kryeministri përfshihen mbi 180 mijë pensionistë, ndonëse pensionistët janë ndër grupet e rralla, ku të ardhurat e tyre nuk janë prekur nga pandemia me koronavirus. Në pakon e tretë të ndihmës, ndarja e vauçerëve u problematizua për shkak të krijimit të radhëve të gjata para bankave për marrjen e të njëjtave.

Që paraqiste rrezik nga infektimi me kor0 naviirus.Dance Daskallovska përfaqësuese e Shoqatës së pensionistëve thotë për Radion Evropa e Lirë se pensionistët po presin me padurim që të marrin këtë ndihmë nga shteti. “Mezi presin nëntorin që të marrin vauçerët që siç thonë një herë të vetme të mund ta mbushin plot frigoriferin e tyre, më duhet të theksoj se këto mjete janë shumë domethënëse për më shumë familje”, thotë Daskallovska dhe shton se për shkak të shkallës së lartë të papunësisë, një pjesë e madhe e pensionistëve, me pensionet e tyre, ndihmojë familjet.

Njohësit e çështjeve politike thonë se pensionistët mbeten në target të çdo përbërjeje qeveritare për të fituar simpatinë e tyre përmes lehtësimeve të ndryshme, pasi ata paraqesin një trup serioz elektoral. Bashkim Selmani, njohës i çështjeve politike, thotë se edhe kjo përbërje qeveritare, ashtu edhe si në të kaluarën, synon të joshë pensionistët me pak para, në vend se të sigurojë sistem të qëndrueshëm shëndetësor dhe kushte më të mira, në mënyrë që të rinjtë të mos varen nga prindërit pensionistë.