Ekskluzive: Mos e humbisni, Shqiptari nga Gjermania i cili po kërkon 500 punëtor, 3500 rroga fillestare, ja kushtet (Foto)

46.608 vende pune ofrojnë kompanitë gjermane për të cilat mund të aplikojnë qytetarë nga vendet e Ballkanit, duke përfshirë Shqipërinë. Mjekë, infermierë, inxhinierë të të gjitha kategorive, teknikë kompjuterash, zanatçinj, si hidraulikë, elektricistë, muratorë, mekanikë makinash, gomistë janë vetëm disa nga profesionet për të cilat mund të aplikohet nëpërmjet  “Make it to Germany”.

Kjo faqe në internet është çelur në bashkëpunim nga ministria e Çështjeve Ekonomike dhe Energjisë, nga ministria e punës dhe Çështjeve Sociale si dhe nga Agjencia gjermane e Punësimit. Kjo faqe në internet përditësohet shumë shpesh dhe kompanitë hedhin automatikisht kërkesat e tyre për profesionistë të fushave të ndryshme.