Ekskluzive/ Mbyllet ky Kufi deri në 8 Nentor, Ja detajet e fundit

Më 8 nëntor i vazhdoi dy vendimet ministrore që kanë të bëjnë me kufizimin e lidhjeve tokësore, ajrore dhe detare të Greqisë me vendet fqinje, mes të cilave edhe Maqedoninë e Veriut, si dhe ndalesën për hyrje në vend të shtetasve të vendeve të treta, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Dy vendimet e kaluar ministrore ishin në fuqi deri dje në mesnatë, ndërsa pas publikimit në Gazetën zyrtare të Greqisë, u vazhduan edhe për 13 ditë.

Bëhet fjalë për vendimet të cilat vazhdimisht prolongoheshin gjatë dy muajve të fundit.Vendimi i parë, ka të bëjë me kufizimin e përkohshëm të të gjitha ndërlidhjeve tokësore nga dhe drejt Greqisë “për shkaqe preventive për mbrojtjen e shëndetit publik nga përhapja shtesë e k0ronaviirusit Ko v id-19 në territorin grek, si dhe ndalesa për hyrje të personave në territorin grek, përveç nëse përmbushin parakushte konkrete”.

Për turistët dhe shtetasit e huaj për të cilët nuk ekziston ndalesë, është e lejuar hyrja vetëm përmes Bullgarisë, përkatësisht përmes vendkalimit kufitar Promahonas (Kulla) dhe vetëm me test molekular negativ për Kovid-19 të bërë 72 orë para arritjes.