Ekskluzive/ Këto Shtete të BE-së ndalojnë Udhëtimet nga frikka e varianttit të ri të Ko.vi.d…(Foto)

Disa shtete të Bashkimit Evropian kanë ndërprerë fluturimet që vijnë nga Mbretëria e Bashkuar dhe të tjera shtete po e shqyrtojnë një mundësi të tillë, nga frika se një variant i ri i kor onavir usit, i shfaqur në Angli, mund të përhapet edhe në pjesë të tjera të kontinentit evropian.

Gjermania, Holanda, Belgjika, Austria dhe Italia kanë njoftuar për kufizime në udhëtimet me Mbretëriën e Bashkuar,Një zëdhënës i Qeverisë gjermane tha se shteti është duke punuar për të vendosur kufizime në udhëtimet ndërmjet Gjermanisë dhe Britanisë, në mënyrë që shteti të mbrohet nga variantti i ri i ko ronavi rusit.

Qeveria gjermane, sipas këtij zëdhënësi, është në kontakt edhe me partnerët e tjerë evropianë, në mënyrë që edhe ata të ndërmarrin veprime të ngjashme.Holanda ka ndaluar fluturimet nga Mbretëria e Bashkuar, për të paktën deri në fund të këtij viti, ndërkaq, Belgjika ka urdhëruar një ndalesë 24 orëshe që nis mesnatën e së dielës, për fluturimet nga Britania.

Austria dhe Italia thanë se po ashtu do të ndalojnë fluturimet që vijnë nga Mbretëria e Bashkuar, por nuk njoftuan se kur do të hyjë në fuqi kjo ndalesë. Republika Çeke ka thënë se do të vendosë masa më të ashpraa të karanttinimit për qytetarët që arrijnë nga Brtiania,ditorja.