Ekskluzive: Jepet Lajmi i rëndësishëm për të gjithë Mërgimtarët në AUSTRI…

Agjencitë turistike shqiptare të cilat udhëtojnë me autobus në relacionet Austri –Kosovë, apo Austri – Maqedoni kanë deklaruar se nuk kanë asnjë pengesë gjatë kalimeve të shteteve transit për të udhëtuar në vendlindje.Ne jemi duke udhëtuar çdo ditë dhe nuk kemi asnjë pengesë në Hungari dhe as në Serbi.

Kemi biseduar me të gjitha organet kompetente dhe na kanë siguruar se për kalimin transit nuk kërkohet as karantinë dhe as test të PCR-së“, thotë GazmendBici nga kompania turistike në Vjenë, kompani kjo e cila udhëton çdo ditë nga Austria për në Kosovë dhe anasjelltas. Ai shtoi se edhe udhëtarët gjatë hyrjes në Kosovë nuk po u kërkohet ndonjë dokument shtesë apo karanttinë.

Edhe kompania tjetër e autobusëve në Austri, „Loshi Reisen“, siguron udhëtarët se mund të udhëtojnë pa asnjë problem nga Austria për në Kosovë. „Çdo ditë jemi duke udhëtuar pa asnjë pengesë. E di që bashkëatdhetarët tanë po lexojnnë gjithfarë lajmesh nëpër media dhe po frikësohen të udhëtojnë.

Por, nuk kanë asnjë arsye për m’u shqetësuar sepse udhëtimi transit është i lejuar dhe nuk kërkohet asnjë letër të veçantë përpos atyre që janë të obligueshme për udhëtim dhe maskkes,ditorja.