Ekrani i thyer nuk do ketë më nevojë për servis/ Iphone nxjerr aplikacionin e ekranit “vetë-shërues”


Fjala e parë e një personi i cili blen një celular të ri zakonisht është: “Ishalla nuk më thyhet për 1 javë”. Kjo ndodh më shumë me celularët e markës App le.

Por tashmë një lajm super i mirë ka dalë në qarkullim për të gjithë përdoruesit e I-phonave. Apple është duke punuar për të krijuar një aplikacion për ekranet ‘vetë-shëruese’ që automatikisht riparojnë gërvishtjet dhe plasaritjet.

Një aplikacion nga gjigandi i teknologjisë zbulon se tipari magjik mund të përdoret në një iPhone të palosshëm, si dhe një numër pajisjesh të tjera. Se si do të funksionojë saktësisht nuk është plotësisht e qartë në këtë fazë, nxehtësia mund të ndihmojë që ekrani të shtrihet dhe të kthehet në formën e tij origjinale.

Gjithashtu thuhet se magjia e “vetë-shërimit” mund të ndodhë automatikisht, ose në një kohë të caktuar; përshembull, mund ta vendosni celularin tuaj për karikim dhe njëkohësisht të rregulloni ekranin e tij.Pra programi i ri ‘vetë-shërues’ mund të riparojë telefonin tuaj ndërsa po karikohet. Apple gjithashtu sqaron se kjo teknologji, mund të përdoret edhe në një mori pajisjesh të ndryshme, duke përfshirë: laptopë, tableta, pajisje lojërash etj.