E rrallë në kto kohë krize, Kjo komunë рo i ѕhet drunjtë për dimër: Veç 18 euro рër metër

Komuna e Ferizajt me pëlqim nga Agjencioni i Pyjeve ka nisur një projekt për pastrimin e pyjeve në zonën malore të Jezercit dhe në disa zona të tjera. Ky projekt është nisur së realizuari me qytetarë të cilët kanë nevojë të blejnë dru me çmime të lira e të kategorisë më të dobët.

Ata mund të koordinohen me rojat e pyllit për të marrë dru të dobëta, të thata, të dëmtuara nga era dhe dru që kanë mbetur në tokë prej vitesh. Për një metër kub me dru të tillë, qytetarët do të paguajnë vetëm 18 euro të cilat faturohen në mënyrë të rregullt nga zyrtarët e pyllit.

Drejtori për Bujqësi dhe Pylltari në Komunën e Ferizajt, Burim Bajrami, ka thënë se ky projekt do të vazhdojë derisa të ketë interesim të qytetarëve për të blerë dru të dobëta dhe të holla.