E Rëndësishme ! Nëse Keni Kompjutera Të Vjetër Mos I Hudhni… Ja Çfarë mund te…

Borçe Sta menov nga Kavadari i riparon të njëjtat, i adapton për aplikacionin “Micr osoft teams” dhe ua jep fëmijëvee.

Qëllimi është që nxënësit që nuk kanë mjete për të ndjek mësimin online, t’u jepen kompjuterët e riparuar dhe të kyçen në procesin arsimor.

“Kontrollohet a është në rregull. Nëse nuk është, i vendosi edhe shtesa. Nëse nuk ka 2 apo 3 giga ram, ia shtoj. U vendos edhe hard disqe që të jenë më të shpejtë, kjo ndodh kur janë më të vjetër. Për shembull këtë që e kam e ka Windows 7, kështu që ky është i gatshshëm për të instaluar aplikacionin “Microsoft teams” dhe ajo është falas dhe shumë lehtë mund të zbritet prej interneti”, tha Borçe Sta menov.

Këtë që po e bën tash e ka edhe punë. Por këtë po e bën falas me qëllim që t’u ndihmojë fëmijëve që nuk kanë mjete për të ndjek mësimin online. Kompjuterët ia gjejnë miqtë, qoftë ata të afërm apo edhe që i ka njoftuar nga interneti.Ata ua sjellin nga qytetet tjera, i riparon dhe pastaj ua dërgon nxënësve që kanë nevojë.