E papritur/ ‘Omeri’, mashkulli që çméndi femrat shqiptare i jep fund beqarisë (Pamje nga ceremonia private)

Aktori me origjinë shqiptare, Baris Arduç është bërë shumë i njohur për publikun shqiptar me rolet e tij në serialet e ndjekura turke si “Dashuri me qira” apo “Kuzgun”, ku mori vëmendjen e femrave si një prej meshkujve më të bukur.Baris është shumë i pëlqyer nga publiku, sidomos nga vajzat por vendi në zemrën e aktorit është i zënë prej kohësh.

Ai është në në lidhje që prej 6 vitesh me aktoren turke, Gupse Ozay.Për më tepër, dyshja i kanë dhënë fund beqarisë në mënyrë krejt të papritur. Mediat turke kanë raportuar së fundmi se Baris dhe Gupse janë kuro rëzuar në një ceremoni shumë private.Çifti janë martuar në Çeshme, me vetëm 5 persona të ftuar.