E papritur, merret vendimi: Shqipja largohet nga “Përputhen”

Ndryshe nga se ishte programuar në fillim, ku e ftuar do të ishte një person i veçantë, emisioni i “Për’Puthen”, këtë të premte, mori një rrjedhë komplet tjetër.

Debatet e krijuara një ditë më parë, sjelljet e theksuara homo*fobe, kanë shtyrë produksionin që të përjashtojë pa afat nga programi Shqipen.

Moderatorja Bora Zemani, e cilësoi sjelljen e Shqipes si jo të denjë ndaj të rinjve shqiptarë, e për këtë arsye, vendimi për largimin e saj në gjykimin e produksionin, duke marrë parasysh këtu edhe reagimin e publikut, mund të cilësohet i drejtë.

“Konkurrentja Shqipe Hysenaj, në mënyrë të përsëritur ka shfaqur sjellje të papërshtatshme dhe të dënueshme në raport me moralin shoqëror, çka nuk e klasifikon atë si një model që të rinjtë duhet ta ndjekin.

Duke i garantuar të gjithë shikuesit tanë të çdo moshe, se Top Channel është i vendosur të mbrojë personalitetin dhe dinjitetin e çdokujt pavarësisht bindjeve dhe orientimeve të tij fetare, politike apo seksuale ne kemi vendosur të përjashtojmë për një fat të pacaktuar Shqipen nga “Për’Puthen”.