E njihni Shqipen? Në Kosovë e paguanin me 150 euro, në Zvicër e quajnë mjeshtre e madhe


Tash e pesë vite, gruaja e re me plot energji dhe me sy mgjyrë kafeje, Shqipja e ka lënë Kosovën për tu vendosur në Zvicër. Ajo edhe më tej e kujton habinë e saj të madhe gjatë qëndrimit në rrethinën Gruyère „ku lopët defilonin me kurora lulesh mbi kokë.

Asnjëherë më parë nuk e kisha parë një gjë të tillë“. Në një stan në Roter Sattel, i vendosur rrëzë vargmalit Gastlosen, gjatë sezonit veror ajo është angazhuar si ndihmëse në punët blegtorike, së bashku me bashkëshortin e saj. „Një jetë e thjeshtë, pa korrent elektrik dhe banjo, por kjo më ka pëlqyer. Edhe sot e kësaj dite, kur zbres nga mali, tingujt e zileve më mungojnë pa masë“, shton ajo.

E vendosur në një banesë të fermës familjare në Vuadens, së bashku me bashkëshortin e saj Filipin, zdrukthëtar dhe blegtor, ajo është mahnitur nga gjithë ata drunj përreth saj.
me poshte hapeni videon me marketingun për 5 sekonda dhe shfaqen pamjet ekskluzive!
e saj.

Ashtu siç bredhi ka stolisur pyjet zvicerane, edhe Shqipja i ka gjetur rrënjët e saj në Gruyère. Këtë punë ajo e bën me kënaqësi, respekt dhe vlerësim të madh. Në mes tjerash, ajo ende nuk ka mundur të takojë ndonjë tjetër femër në këtë profesion. Për zviceranët është vështirë të shqiptohet emri i saj, por ajo u rrëfen se për cilin shpend bëhet fjalë dhe ata e kuptojnë.