E mbani mend shokun Tili që nuk linte prapësi pa bërë? Ja si duket ai tani dhe ku jeton

E mbani mend shokun Tili që nuk linte prapësi pa bërë? Ja si duket ai tani dhe ku jeton.

“Shoku ynë Tili” është një nga filmat shqiptar me te dashur. Protagonisti kryesor Tili është nga ato personazhe që edhe sot kujtohen me nostalgji dhe mbahen mend mirë në kujtesën e publikut shqiptar të viteve ’80.

Aktori që interpretoi këtë rol Arben Latifi do të mbetet një nga i konat e kinematografisë shqiptare, edhe pse karriera e tij do të niste me rolin e Tilit dhe përfundonte në vitin 1984 me rolin e Ilirit në filmin “Lundrimi i parë”.

Nga koha kur u xhirua filmi (1981) kanë kaluar 37 vjet dhe Tili nuk është më ai djali i vogël që ne kujtojmë. Aktori i cili prej vitesh jeton në Gjermani vazhdon të mbajë ngjyrën e flokëve bjond edhe pse jo natyrale ai duket vërtetë në formë dhe trendy.