E mbajtën të fshehtë, më në fund Andi e Melisa flasin hapur për lidhjen e tyre

Emisioni “Përputhen” dhe konkurrentet aty janë ndër personazhet më të përfolura kohëve të fundit.Melisa dhe Andi i janë drejtuar njëri-tjetrit përmes disa postimeve.

Pas shumë thashethemeve për një lidhje të mundshme mes tyre, Andi i kërkoi Melisës publikisht të dalë me të për kafe, me pretekstin se herave tjera ishin në shoqëri të dikujt tjetër.

Pas tij, ishte Melisa ajo që iu përgjigj Andit me një tjetër postim, duke thënë se tani nuk mund të dyshojnë të tjerët ngase krevati i saj është i kuq.

Krejt në fund, ajo pranon të dalë por i thotë ta marrë me vete kapelen që ia ka dhuruar.Melisa dhe Andi për muaj të tërë përfliten se janë në një romancë dashurie, madje qarkullojnë thashetheme se ata po bashkëjetojnë.