E Hoqën Nga Emisioni Ku Kërkonte Burrë/ Shqipja I Thotë Të Gjitha: Ajo Bora…

Shqipja e “Përputhen”, ka folur për herë të parë në një intervistë për “Prive”, pas përjashtimit nga programi, përja shtim ky që ngjalli shumë debate.Ish-konkurrentja i quajti fallco vajzat e djemtë e programit dhe në rrëfimin e saj u shpreh e indinjuar edhe për Bora Zemanin e Arjan Konomin.

“Emisioni Përp./uthen është real. Por personazhet brenda janë komplet show. Unë kam qenë 100% e vërtetë. Kështu jam unë, si brenda, si jashtë pavarësisht se nuk pata mundësinë ta tregoja veten time deri në fund. Keni parë vetëm 5% të Shqipes, s’keni parë asgjë. Jam shumë e më shumë.

Përveç Fjorelës, vajzat e tjera janë fallco nga koka te këmbët. Kam respekt shumë për Beratin sepse ka ardhur dhe është larguar për mua.

Nuk e prisja vendimin e përjashtimit sepse ata më njihnin shumë mirë. Unë kam dhënë aq shumë për atë emision sa e meritoja detyrimisht një shpjegim.