E gjithë Italia po flet për ta/ Dy vëllezërit shqiptar po bëjnë mrekulli me duart e tyre dhe po e bëjnë falas

E gjithë Italia po flet për ta/ Dy vëllezërit shqiptar po bëjnë mrekulli me duart e tyre dhe po e bëjnë falas.

Dy muratorë shqiptarë, të zhvendosur në Itali para 30 vitesh, kanë ndërrmarë rinovimin e brendshëm të kishës, e cila ishte lënë në harresë. Muret me lagështi, suvaja që vazhdimisht binte mbi dysheme me besimtarët e detyruar të luten midis pluhurit dhe rrënojave…ishin një pamje që e bindën Luan Hallullin dhe Arbert Muçën që të merrnin këtë vendim human.

Muret e rrënuara në çdo cep. I thashë Albertit, “të bëjmë diçka duhet të bëjmë diçka”. Shkuam te furnitorët tanë për të blerë produktet që përdorim për ambientet e brendshme. Kur mbërriti zonja që kujdeset për Kishën, ishte shumë e lumtur. Ajo na tha” Zoti ju bekoftë, askush nuk e kishte bërë këtë për kishën”, tha Luan Hallulli.