E fundit, skenari për mbylljen e shkollave : Ja se cfarë pritet të ndodhë

Nëse numri i te infe ktuarve në shkolla do te rritet, Ministria e Arsimit pritet të zbatojë skenarin numër dy, që një pjesë e klasave të bëjnë mësim miks, duke u alternuar disa klasa mësim në shkolla, disa online.

Ndërsa skenari më i keq është që mësimi online të shtrihet në të gjitha shkollat e vendit, por gjithmonë kjo do të jetë në varësi të situatës së të infektuarve në këto institucione, por edhe në mbarë vendin.

Sipas të dhënave të deritanishme, në mbarë vendin janë 130 mësues të cilët janë të prekur.Sipas Ministrisë së Arsimit, për t’i paraprirë çdo lloj situate, është ngritur platforma akademia.al, e cila do të ofrojë mësim të unifikuar. Ndërkohë që brenda javës që vjen mbyllet trajnimi i rreth 19 mijë mësuesve për mësim online.

Gjatë takimit ministrja e Shëndetësisë bëri thirrje për të mbajtur maskën, pasi kjo është rruga me më pak efekte për të shmangur një mbyllje të dytë. Sipas saj, me shtimin e të inf ektuarve po redukton kapacitetet e dy spitaleve k ov id, të cilat në total kanë rreth 500 shtretër.