E fundit: Qeveria merr masa te fr.ikshme pas rritjes së madhe të rasteve, nga nesër mbyllen shkollat, restorantet dhe


Mbrëmjen e së hënës, Qeveria çeke njoftoi se, nga 14 tetori, të gjitha restorantet, baret dhe klubet do të mbyllen deri më 3 nëntor.

Të gjitha shkollat, përveç kopshteve, do të mbyllen deri më 2 nëntor dhe do të kalojnë në mësime online. Tubimet e njerëzve në publik do të kufizohen në gjashtë vetë.

Qeveria çeke ka ndërmarrë disa masa kufizuese edhe javën e kaluar, përfshirë mbylljen e palestrave, pishinave, kinemave, teatrove dhe muzeve. Kryeministri çek, Andrej Babis, tha se më 3 nëntor, masat do të rivlerësohen, zgjaten, modifikohen ose shfuqizohen.