E Fundit/ Merret Vendimi Në ZVICËR, Prej Datës 28 Tetor…

Ministri i shëndetësisë Alain Berset dhe kryetari i Konferencës së Drejtorëve kantonalë të Shëndetësisë kanë mbajtur sot një konferencë për media në Bernë, në dritën e ashpërsimit të krizës së k0ronaviru sit.

Veç tjerash, ata kanë thënë për mediat se nga e mërkura që vjen do të ketë masa të reja, më rigoroze, në nivel nacional, për betejen ndaj pan demisë.

Ministri i Shëndetësisë ka thënë me këtë rast se masat e mëtejshme kombëtare janë të nevojshme. “Virusi nuk ndalon në kufijtë kantonalë” ka theksuar ai para mediave federale, transmeton albinfo.ch. Situata është akoma serioze. Rastet e k0ronavirusiit he pranimet në spital janë dyfishuar brenda një jave.

Berset ka vënë në dukje se megjithatë masat aktuale janë larg nga ato që ishin marrë në pranverë. Tani ka masa më të diferencuara dhe kjo është e rëndësishme.Lukas Engelberger, Presidenti i Konferencës së Drejtorëve të Shëndetësisë (GDK), thekson po ashtu se situata është serioze. Numri i infeksioneve po rritet në mënyrë eksponenciale dhe ka gjithnjë e më shumë shtrime në spital, përcjell albinfo.ch. Madje, në disa rajone janë arritur kufijtë e kapaciteteve të spitaleve përkatëse.