E fundit : Mbyllet serish shteti fqinj, ja oraret ne te cilat lejohet levizja

Vijon të jete alar mante situata e pand emise në Greqi, ku numri i rasteve pozitive vijon të jete ne rritje, gjë që ka bërë që shteti fqinj të shkojë drejt izo limit sërish.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis njoftoi ndalimin e lëvizjeve me makinë nga ora 00:30 deri në 05:00 të mëngjesit në zonat e cilësuara si “të kuqe” apo “të verdha” në raport me numrin e rasteve me te prekur.

“Së pari, në zonat ku ka një rritje të madhe të rasteve në nivelet 3 dhe 4, pra të konsideruara si “të verdha” apo “të kuqe” do të ketë një ndalim të lëvizjes me makinë nga ora 00:30 deri në 05:00. Sigurisht do të lejohen të lëvizin ata që shkojnë në punë apo kanë urgj enca“, tha Mitsotakis.

Po ashtu, kryeministri njoftoi se maskat do të jenë të detyrueshme në ambiente të brendshme dhe në rrugë për çdo qytetar të Greqisë. “Maska do të bëhet e detyrueshme kudo. Jo vetëm në ambiente të brendshme, por edhe në rrugë. Sepse virusi gëlon kudo, duke mos pritur hyrjen apo daljen nga një restorant.