E Fundit/ Gjermania pranë mbylljes së dytë, çka po ndodh kështu?

Për të dytën ditë me radhë në Gjermani raportohen 11.000 raste të reja infe ktimesh nga k0ronavir usi. Një mjek i ekipit drejtues paralajmëroi se 20.000 infek time në ditë mund të nënkuptojnë një tjetër mbyllje.

Duke parë shifrat në rritje, një ekspert mjekësor i ekipit drejtues tha, se mund të jetë e nevojshme një mbyllje e dytë, në rast se do të kalohet numri i 20.000 inf ektimeve të reja ditore.

“Atëherë nuk do të ishte më e mundur për autoritetet shëndetësore që të gjurmojnë dhe të ndërpresin zinxhirët e infeksionit,” i tha të përditshmes ‘Rheinische Post’ Frank Ulrich Montgomery, kryetari i Shoqatës Botërore të Mjekësisë.

“Atëherë ne mund të jemi gati për një mbyllje të dytë sepse nuk ka asnjë mënyrë tjetër për të ngadalësuar viru sin.”Montgomery gjithashtu i tha gazetës, se çdo vaksinë e mundshme kundër k0ron avirusit nuk do të ishte një “ilaç” dhe se vaksinimi i të gjithë popullsisë mund të zgjasë “dy deri në tre vjet”.