E fundit : A do te kete nje mbyllje te dyte ? Ja se cfare kane vendosur vendet Europiane

Mbretëria e Bashkuar, Franca, Holanda, Spanja, Portugalia dhe Republika Çeke kanë zbatuar kufizime e reja të lidhura me vir usin këtë javë.

Sistemet shëndetësore përreth kontinentit po kalojnë në gjendje emer gjence, ndërsa pavijonet spitalore fillojnë të mbushen me pacientë.

Fr ika po rritet se spitalet mund të mbingarkohen dhe ekipet gjurmuese do të jenë të detyruara të ndërpresin zinxhirët e transmetimit të virusit. Disa nga masat më drastike u miratuan nga Franca, ku qeveria vendosi përsëri një gjendje të jashtëz akonshme të mërkurën dhe Presidenti Emmanuel Macron njoftoi një shtetrrethim nga ora 21:00 – 6:00 e mëngjesit për Parisin dhe tetë qytete të tjera të mëdha nga e shtuna.

Në Spanjë, ku infeksionet u rritën në mënyrë dra matike në gusht dhe shtator, një numër rajonesh përfshirë Katalonjën kanë vendosur kufizime të reja.

Autoritetet gjermane këtë javë hapën rrugën për masa më të ashpra që do të vendosen për të frenuar virusin. Kjo do të lejojë qeverinë të kërkojë vënien e maskave në publik, të kufizojë numrin e të ftuarve në festa private dhe mbylljen e hershme të restoranteve dhe bareve.