Nëse Zgjoheni Ujë Në Djersë Shkoni Me Vrap Te Mjeku, Shkaku Mund Të Jetë Kjo..

E F Rikshme/ Nëse Zgjoheni Ujë Në Djersë Shkoni Me..

Djersitjet e natës i referohen çfarëdo djersitjeje të tepërt, që ndodh gjatë natës. Megjithatë, në qoftë se dhoma e gjumit është jashtëzakonisht e nxehtt.

Ose jeni duke përdorur shumë batanije, ju mund të djersisni gjatë gjumit dhe kjo është normale. Për të dalluar djersitjet e natës që lindin nga shkaqe mjekësore, nga ato që ndodhin për shkak të një mjedisi rrethues, mjekët në përgjithësi i referohen djersitjeve të vërteta të natës si valë të rënda nxehtësie, të cilat mund t’ju njomin rrobat e gjumit, çarçafët dhe që nuk janë të lidhura me një mjedis të tejnxehur.

Ka shumë shkaqe të ndryshme të djersitjeve të natës. Për të përcaktuar se çfarë i shkakton djersitjet gjatë natës, mjekut i duhet të dijë një histori të detajuar mjekësore, si dhe të referojë disa analiza bazë, për të vendosur nëse përgjegjësi për djersitjet e natës është një gjendje mjekësore e fshehur, themelore. Edhe pse shumë njerëz e lidhin menopauzën me djersitjet e natës, kjo është vetëm një nga shkaqet e kësaj gjendjeje mjekësore tek femrat. Shumë sëmundje të tjera mund të shkaktojnë djersitje gjatë natës tek burrat, gratë apo fëmijët.