E dinit këtë/ Gjethet e arrave mund t’i zieni dhe t’i pini si caj, se keni idenë sa mirë bëjnë


Shqipëria njihet botërisht si pjesë bazike e vendorigjinës së pemës së arrës, e cila mbetet një nga prodhimet natyrale më të famshme të territoreve shqiptare.

Rrethet me numrin më të madh të rrënjëve (mbi 10 000 rrënjë ), janë Tropoja, Dibra, Librazhdi, Puka, Korça, Pogradeci. Ndërsa rrethe të tjera me 5000 deri 10 000 rrënjë janë Bulqiza, Elbasani, Kolonja, Mirdita, Tirana, Vlora dhe Përmeti. Por Shqipëria është gjithashtu vend ku gjenden edhe pemët e arrave të egra. Arrat e egra ndeshen në gjendje natyrale, sidomos në luginat e Alpeve Veriore, në malësitë e Martaneshit, etj.

Gjethet e arrave konsiderohen pjesë e pandashme e trashëgimisë vendase të mjekësisë tradicionale popullore. Vlerat dhe vetitë shëndetësore të gjetheve të arrave Gjethet e arrës kanë veti rrudhëse, antidiabetike dhe vlerësohen si mirëmbajtëse të qarkullimit të gja kut.Çaji i gjetheve të arrave ka aftësi të shtojë sekretimin e lëngjeve të stomakut, përmirëson oreksin, rrudh mukozat e lëkurës, etj.

Çaji i gjetheve të arrave përdoret shumë nga mjekësia tradicionale kundër acarimeve të aparatit tretës. Por çaji i gjetheve të arrave përdoret nga jashtë si larës. Gjithashtu edhe dezinfektues i shkëlqyer për shumë probleme të lëkurës si morthi, acarimeve të lëkurës, ekzemave, puçrrave, etj. Çaji i gjetheve të arrave përdoret me sukses edhe si gargarë kundër acarimeve të fytit dhe zonës së baj ameve,ditorja.