Dy pjepra shiten për plot 45.000 dollarë, kjo është e veçanta e tyre/ A rriten në Shqipëri?


Të rritura në Yubari, në prefekturën Hokkaido, një qytet në veri të Japonisë, pjeprat janë shitur për 5 milionë jen në ankandin e parë të vitit, ra porton agjencia e lajmeve Kyodo.“Ofe rta e çmimeve në një treg me shumicë në Sapporo theu rekordin e të gjitha kohërave prej 3,2 milionë jen të paguara në ankandin e parë për pjepra nga Yubari vitin e kaluar”.

Ky lloj i pjeprit, i njohur ndryshe si “cantaloupe” apo “spanspek”, është i famshëm për trupin e butë me ngjyrë portokalli si dhe për përmbajtjen e lartë të sheqerit. Në lajmin e agjencisë japoneze thuhet se këto pjepra zakonisht shiten për çmime nga 4.000 jen (35 dollarë) deri në 10.000 jen (91 dollarë) dhe shpesh jepen si dhuratë mes njerëzve. Kompania “Pokka Sapporo Food & Beverage” me seli në Nagoya ishte fituesi i ankandit.