Duket e thjeshtë por ky është gabimi që keni bërë deri më sot në gatimin e makaronave, prandaj dhe ato nuk kanë shijen e…

Ekspertët thonë njëzëri që uji ku do të zihen makaronat duhet të jetë i kriposur por jo shumë.Në një sasi prej 3-4 litrash ujë duhet të hidhni një lugë gjelle me kripë dhe jo më shumë.Kripa hidhet pas zierjes së ujit.Kripa përmirëson shijen e makaronave por ka njerëz që nuk e përdorin shumë kripën ndaj në disa raste duhet të tregoheni dorështrënguar.

Vaj Ulliri Në Ujin E Makaronave.Shefat më në zë të kuzhinës thonë se hedhja e vajit të ullirit në ujin e makaronave ndërsa ziejnë është krejt e panevojshme.Vaji i ullirit i bën makaronat të ngjiten më njëra tjetrën.Kullimi I Plotë I Makaronave.

Sipas ekspertëve të kuzhinës, makaronat duhen kulluar në një kullesë me vrima të trasha dhe ato duhet të jenë të lëngshme dhe jo krejt të thata, sepse uji i tyre përmirëson cilësinë e salcës së hedhur.

Shpëlarja E Makaronave.Sipas të dhënave shpëlarja e makaronave me ujë është e gabuar.Niseshteja që çlirohet gjatë gatimit të makaronave e pasuron salcën dhe e bën të gjithë pjatën më të njëjtrajtshme.Ruajtja e Ujit Të Makaronave.Uji i zier i makaronave duhet ruajtur në sasi të vogla vetëm nëse salca e tyre është shumë e trashë.

Salca duhet të jetë e plotë dhe jo e holluar shumë me ujë.Për më tepër, nëse makaronat nuk i kulloni plotësisht, është më mirë sepse ato do të jenë mjaftueshëm të lëngshme për t’u ngjitur mirë me përbërësit e salcës që keni përzgjedhur.