Dua te iki ne shtepi/ Del video, e vogelushit qe pu shtoi rrjetin, efektivi i lutet, hajde tek xhaxhi

Dua te iki ne shtepi/ Del video, e vogelushit qe pu shtoi rrjetin, efektivi i lutet, hajde tek xhaxhi.

Pas tij, sulet i ati, që me forcë çan kordonin policor dhe kërkon që të qëndrojë pranë fëmijës së tij.

GJIROKASTËR– Jane sjellë pamjet e plota të momenteve prekëse nga Kakavija, ku fëmija i vogël pushtoi rrjetin teksa ulej dhe mbante të shtrënguar pasaportën shqiptare.

Në videon e mëposhtme, shihet momenti kur vogëlushi, që mban veshur vetëm pantallonat dhe i sfilitur pas pesë ditëve pritje, kalon i vetën në një cep të rrugës. Pas tij, sulet i ati, që me forcë çan kordonin policor dhe kërkon që të qëndrojë pranë fëmijës së tij.

“Hapu more, hapu…”– thotë ai.

Pasi kalon shkon tek i biri dhe e pyet se çfarë do.

“Dua të iki në shtëpi,”– thotë i vogli.

“Po ku ta gjej shtëpinë unë këtu, ku ta gjej shtëpinë…”– i kthehet i ati dhe ia plas të qarit.

Aty, pranë fëmijës, që i tronditur nga të bërtiturat vijon të qëndrojë i ulur, afrohet një efektiv.

“Hajde tek xhaxhi…hajde tek xhaxhi të dalim pak. Të lutem,”- i thotë ai teksa përpiqet ta qetësojë fëmijën.

“Po ç’të lutem…shiko si më është bërë fëmija, unë s;kam vetëm këtë kam tre, kam dhe dy të tjerët matanë,”– vijon të bërtasë babai i djalit, teksa shpërthen në lot.