Doni të udhëtoni drejt Italisë, dalin rregullat e reja, ja ç’duhet të bëni pasi jeni nisur…


Është reduktuar karantinimi nga 14 ditë në 10 ditë. Ky vendim është marrë nga Komiteti Tekniko-Shkencor i Italisë ku theksohet se duke nisur nga 12 tetori, të gjithë personat që do të shkelin në territorin e Italisë do izolohen për 10 ditë, nga 14 që ka qenë.

Komiteti vendosi reduktimin e kohës së karantinimit nga 14 ditë në 10 ditë për persona pozitiv Co vid 19, me simptoma apo pa simptoma. Në përfundim të kësaj periudhe ata duhet të kryejnë vetëm një tampon që të vërtetojë negativitetin për të dalë nga karantimi.

Po 10 ditë është vendosur koha e izolimit me besim për të afërmit e tyre që per momentin nuk kanë rezultuar të infektuar. Do të duhen 21 ditë izolim për personat që tamponi i kryer pas 10 ditësh karantinim është akoma poz itiv,ditorja.