Doktori i njohur jep lajmin e mire, ja çfarë pritet të ndodhë nga mesi i janarit

Mjeku i njohur i QSUT Pëllumb Pipero u shpreh se në këtë javë do të arrijë piku lidhur me numrin e rasteve të reja me vir usin ko ron a, ndërsa në javën e tretë të muajit janar, do të nisë rënia.

“Unë besoj që pritshmëritë tona ndoshta janë tejkaluar me rastet e shëruara. Ne tashmë kemi mjaft të shëruar dhe është një arritje e madhe për mjekësinë tonë, për bluzat e bardha, për spitalin e sëm undjeve infe ktive gjithashtu.

Më tej Pipero informoi se “kam thënë që, mbështetur në indikatorë të rëndësishëm të kësaj epidemie, unë besoj se kjo javë do të jetë java ku duhet të arrijë pikun, me numrin e rasteve të reja me vir usin.java tjetër do të jetë në këto nivele, por me një sheshpushimi jo në rritje më, dhe mandej do të fillojë rënia e rasteve.

Unë besoj se në fillim të javës së tretë të prillit numri i rasteve do të fillojë të bjerë, natyrisht gradualisht, por do të fillojë të bjerë dhe shpresoj shumë që krahas rënies së numrit të fillojnë të zbuten edhe masat e qeverisë në raport me lëvizjen dhe rikthimin e aktivitetit ekonomik, pra të rifillojë gjallëria e saj”.