Do udhëtoni drejt Zvicres? Ambasada Jep sqarimin shumë të rëndësishëm!

Zvicra e ka hequr Maqedoninë e Veriut nga lista e karantt inës. Kjo nënkupton se nuk vlen më masa e karant tinës për qytetarët që shkojnë ose kthehen në Zvicër.

Por kjo nuk do me thënë se çdokush mund të udhëtojë drejt Zvicrës, sepse bëhet fjalë vetëm për shtetasit zviceran ose raste të domosdoshme.

“Ndalesa e përgjithshme për hyrjen e shtetasve të Maqedonisë së Veriut ende është në fuqi, përveç rasteve që shkruhen në faqen e internetit të Sekretariatit shtetëror për Migracion (rezidentë me leje të vlefshme për qëndrim dhe të tjera).

Ose kur personi që udhëton mund të dëshmojë se bëhet fjalë për domosdoshmëri të madhe që po ashtu është specifikuar në faqen e internetit. Vendimi se a bëhet fjalë për rast të tillë është në kompetenca të autoriteteve zvicerane”, thanë nga Ambasada e Zvicrës në Shkup.