Djali i prezanton vajzën familjes së tij, po ajo u trondit kur pa sa i varfër ishte. Prindërit e tij u prekën shumë pasi dëgjuan fjalët e saj..

Unë quhem Sam, i lindur dhe i rritur në një zonë rurale. Familja ime nuk ishte mire nga gjendja financiare pasi që të dy prindërit e mi ishin fermerë që drejtonin një fermë të vogël pranë shtëpisë sonë.

Ne bënim një jetë modeste dhe kishte raste kur nuk kishim mjaftueshem për të ngrënë. Sidoqoftë, prindërit e mi gjithnjë siguroheshin pëer një shkollim më të mirë dhe kursenin para më tepër për tarifat e mia të shkollimit sesa për ushqime apo veshje.

Kjo ishte arsyeja pse unë kam qenë i vendosur të paguaj vitet e tyre të sakrificave, duke studiuar shumë që të hyja në universitet dhe te kisha nje punë me pagë të mirë. Fatmirësisht, fillova një punë menjëherë pasi mbarova studimet. Gjeja që mendoja më shumë ishte të kurseja para për t’i blerë prindërve një shtëpi të re në qytet.

Pak kohë pasi fillova të punoja në nje kompani të re, u njoha me një vajze të bukur me emrin Cecilia. Ajo ishte bashkëdrejtuese e kompanisë ku unë punoja. Kur e njoha fillimisht, mbeta i habitur që ajo ishte ende singël.Me sa duket, prindërit e saj ishin divorcuar kur ajo ishte ende një vajzë e vogël dhe ajo jetoi me nënën e saj, por nëna e saj humbi jetën pak kohe pasi filloi të punonte në kompani. Humbja e jetës papritur e nënës së saj ishte një goditje e rëndë për të. Pra, ajo iu kthye karrierës për ta mbajtur veten larg trishtimit.

Disa muaj më vonë, marrëdhënia jonë u bë më e afërt. Ne u dashuruam me njëri tjetrin, ndjenjat ishin të ndërsjellta. Pasi u njohëm për një periudhë kohe, vendosëm të martoheshim. Më pas ajo kërkoi të takohej me pridërit e mi dhe unë normalisht rashë dakort.

Kur arritëm në shtëpinë e prindërve të mi, vura re qe fytyra e saj ndryshoi tek shihte shtëpinë e vjetër ku ata jetonin.Banesa e familjes sime ishte vetëm shtëpizë e vogël e vjetër në një gjendje të vështirë për t’u riparuar. Gjithmonë kisha dashur të blija një shtëpi të re për prindërit e mi, por gjithnjë isha i kufizuar nga kostoja e lartë.