Deri sot i paskemi gatuar gabim, Kjo është forma më e mirë për të gatuar makaronat fiks si..

Te gjithe e dime se makaronat i ziejme me uje. Por receta me e mire është ajo qe permban qumësht dhe djathë. Përbërësit: 300 gr makarona, 4 thelpinj hudhër ,2 lugë gjelle gjalpë,1 lugë gjelle majdanoz,450 ml lëng pule, 225 ml qumësht,½ filxhan çaji djathë i grirë, Vaj ulliri, Kripë, Piper i t’zii.

Përgatitja: Shtoni hudhrat e copëtuara në një tigan me vaj ulliri dhe gatuajini derisa të marrin një ngjyrë të artë.Hidhni qumështin, gjalpin dhe lëngun e pulës dhe përziejini mirë derisa gjalpi të shkrijë.

Pastaj Hidhnii makaronat, pak kripë dhe piper për shije dhe përziejini herë pas here. Gatuajini derisa të përthithin qumështin.

Në fund shtoni djathin dhe majdanozin e copëtuar, përziejini që të kombinohen plotësisht të gjithë përbërësit dhe janë gati për t’u shërbyer,ditorja.