Deklaroi se dashuronte Ramën/ Ornela: Punoja në një klub diskoteke, merrja shumë para, por fati…

Ornela Vorpsi, shkrimtarja e cila shkaktoi buje me deklaraten e saj per dashurine platonike per Edi Ramen, në një intervistë me Blendi Fevziun, ka treguar jetën në Tiranë për të vijuar më pas tek largimi në Itali e më vonë në Francë.

Referuar artit të saj, ku një pjesë të mirë e zë femra, Ornela ka treguar se si ajo ka sjellë një këndvështrim tjetër për femrën dhe të bukurën, megjithatë në preferencat e saj mbeten meshkujt.

“Jam estete, më pëlqen shumë e bukura dhe më pëlqen të shoh një vajzë të bukur, por dua thellësisht gjininë mashkullore”.Por po ashtu ajo ka folur edhe per bashkeshortin e saj italian, te cilin shprehet se e ka njohur ne nje diskoteke, aty ku punote si fillim si imazh ne ate diskoteke.

“Por me pas pashe qe vajzat qe kercenin mbi kub nxirrnin me shume para, dhe vendosa te punoja aty per te siguruar te ardhurat e studimeve… Dhe ne kete kub diskoteke, njoha tim shoq”, shprehet ajo.