Deklarohet ende “beqare”, por ja sa vite ka Leonora Jakupi

Dallëndyshe bukuroshe” është kënga e parë e Leonora Jakupit me të cilën mori pjesë në festivalin “Zëri i Drenicës”, qysh kur kishte vetëm 15 vjeç.

Por, Leonora nuk u ndal me kaq, vit pas viti ajo veç afirmohej secilën herë e më shumë.Zhanri i muzikës së saj i përket rrymave të ndryshme.

Albumet e fundit të këngëtares përmbajnë këngë pop të inspiruara nga muzika turke.Ndonëse përherë Leonora Jakupi do të njihet si këngëtarja e hitit “A vr. itet pafajësia”, këngë e cila u lansua gjatë luftës së Kosovës dhe ka për temë luftën mes Kosovës e Serbisë.

Ndryshe,ajo është edhe këngëtare mjaft e pëlqyer dhe e komentuar edhe sa i përket pamjes së jashtme.Pamja e saj çdo herë është në nivelin e duhur, andaj e vështirë ta besosh se Leonora sot është veç në fillim të 40-tave, dhe atë ende si një femër beqare.