Dalin detajet/ Ja si e shpëtuan vogëlushin shqiptar që humbi dje në pyll: Qëndroi natën i vetëm dhe thërriste mami mami dhe babi

Dalin detajet/ Ja si e shpëtuan vogëlushin shqiptar që humbi dje në pyll: Qëndroi natën i vetëm dhe thërriste mami mami dhe babi.

Fëmija i humbur i bashkëfshatarit të tyre Bujar Krasniqi, u gjet shëndoshë e mire rreth 1 km larg shtëpisë, në zonë malore.

Florand Krasniqi, njeri nga të afërmit e familjes, që ndihmuan në kërkimin e fëmijës dhe e përjetuan me ankth, shkroi pak më herët në Facebook momentin kur ia dëgjuan zërin të voglit:
‘Gëzim i papërshkruar për neve ne fshatin Tërpezë dhe per të gjithë ata që na ndihmuan dhe që në çfarëdo forme u solidarizuan me familje e vogëlushit Tian Bujar Krasniqi.

Ishim në kërkim e sipër unë bashkë me kushëririn Osman Krasniqi, kur e dëgjuam engjëllin Tian Krasniqi duke thirrur ‘mami, mami’. Një ndjenjë që nuk do ta harrojë asnjëherë.