Çka është dhimbjaa shpuese që ndonjëherë e ndiejmë në gjoks

Të gjithë thuajse e kemi përjetuar një dhimbje shpuese në gjoks e cila na vështirëson edhe frymëmarrjen.

Ndonëse zgjat vetëm pak sekonda, parehatia që e shkakton padyshim se ju vë në stres. Por, çfarë saktësisht është kjo dhimbje?

Sindroma e dhimbjes prekordiale

Ky është emri mjekësor që i jepet dhimbjes shpuese, të cilën shumica e ngatërrojnë me sulm në zemër. Ndryshe kjo njihet edhe si “therja e Texidorit”, shkruan Bright Side.

Është dhimbje që shfaqet në gjoks dhe ndodh para zemrës, prandaj edhe quhet parakordiale (pre për para, korrdiale për zemrën). Zakonisht shfaqet te fëmijët dhe te të rinjtë, por edhe të rriturit mund ta përjetojnë herë pas here. Kjo dhimbje përshkruhet sikurse një gjilpërë t’ju ketë shpuar në atë zonë apo si therje me thikë. Ndodh kur jeni duke pushuar, por mund të ndodhë edhe pas një sesioni me ushtrime fizike.

Çka e shkakton atë?

Megjithëse dhimbja është bezdisëse dhe afër zemrës, kjo nuk nënkupton se keni ndonjë problem me zemrën.