Çifti i martuar ka 21 femijee: Kështu duket jeta e familjes më të madhe në Britani

Noel dhe Sue,Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për prindërit që kanë 21 fë mijë. Dhe ata tregojnë hapur rreth jetës së tyre për njerëzit në mbarë botën.

Duke zbuluar se si duken ditët e tyre, si i përgatisin vaktet, si dhe si blejnë gjërat. Në një nga videot, nëna zbuloi se si ata blejnë rroba për kaq shumë fëmijë.

“Vajzat thjesht marrin shportat, vendosin një gjërat në to dhe më lënë mua të paguaj për të gjitha. Ne vijmë në shtëpi me një grumbull çantash”, tha Sue, e cila më pas tregoi në video se çfarë bleu.Sigurisht rreth kësaj historie interesante nuk mungojnë as komentet nga të tjerët.

Njerëzit në komentet e postimeve të tyre kryesisht shkruajnë se ata janë një frymëzim i shkëlqyeshëm për ta dhe se i admirojnë që mund të kujdesen për një numër kaq të madh të fëmijëve.