Çfarë thuhet në urdhrin e ri të Ministrisë? Ndryshon leja e qarkullimit për automjetet në vend (Foto)

Së shpejti, drejtuesit e makinave do të kenë një leje të re qarkullimi.

Ministria e Infrastrukturës ka miratuar vendimin për lejen e qarkullimit në bazë të direktivave të Bashkimit Evropian.

Me urdhër të Ministrisë së Infrastrukturës, automjetet në Shqipëri do të kenë së shpejti një leje të re të qarkullimit. Urdhri parashikon që leja e re e qarkullimit të jetë në përputhje me direktivën Europiane 1999/37/EC të vitit 1999.

“Leja e re e qarkullimit do të jetë e barasvlefshme me certifikatën e pronësisë. Prodhimi dhe plotësimi i lejes së re të qarkullimit të bëhet sipas rregullores së hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor”m, thuhet në urdhër.

Leja e re e qarkullimit të jetë sipas modelit bashkëlidhur këtij urdhri, i cili është në përputhje të plotë me direktivën Evropiane 1999/37/EC, datë 29.4.1999, të Parlamentit Evropian dhe Këshillit “Për dokumentet e regjistrimit të mjeteve”, të ndryshuar.