Cfare ndodhi! Alketës i ndërpritet ceremonia e trëndafilave, i vjen papritur një mesazh dhe…

E papritur ishte ajo që ndodhi në minutat e fundit të ‘LoveStory’, mbrëmjen e sotme. Në momentin kur po mbahej ceremonia e trëndafilave.

Alketa mori një mesazh të papritur nga regjia. Ajo tha se kishin një film për të shfaqur. Në ekran ishte Engjëll, vajza e cila një javë më parë vendosi të veteleminohej.

Ajo i kishte shkruar një letër Saimirit, ku i kërkonte falje që u largua nga emisioni, Në letrën e saj Engjëll kërkonte të rikthehej sërish në emision.

Mirëpo, këto minuta të marra bënë një të papritur, pasi minutazhi mbaroi dhe emisioni u mbyll pa asnjë të eleminuar, të paktën publiku nuk arriti ta mësonte.