Cfare do te ndodhe me shkollat ? A do te mbyllenn ? Ja se si pergjigjet Ministrja e Arsimit Evis Kushi (Foto)

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi theksoi në “Quo Vadis” se po merren të gjitha masat paraprake, me qëllim që fëmijët mos t’i rikthehen sërish mësimit online.

“Jo, të gjithë i tr emben faktit që shkollat mund të mbyllen përsëri, të gjithë e pamë sesa e vështirë ishte kur fëmijët i mbajtëm mbyllur për muaj të tërë, jo vetëm nga ana e procesit mësimor sepse e dimë shumë mirë që cilësia e procesit mësimor nuk është njësoj si në bankat e shkollës dhe nga shtëpia.

Por dhe për sa i takon problemeve sociale që u shfaqën tek fëmijët apo dhe prindërit gjatë qëndrimit të tyre, kështu që dëshira jonë është që shkolla të mos mbyllet.Dhe ne po punojmë f ort pikërisht për këtë gjë dhe i kemi marrë të gjitha masat.

Dhe po apelojmë vazhdimisht që të respektohen rregullat që të mos shkojmë drejt një mbylljeje.” Sipas ministres, nëse nuk respektohen rregullat, ekziston mundësia e mbylljes së shkollave, duke shtuar se ky vendim nuk merret nga Ministria.