Bukuroshja nga Dibra që jeton në Nju Jork: Si u martova me zez akun, ç’më thanë prindërit, që s’mund t’ia harrojë

Unë fillova të qaja, por njëkohësisht, iu betova atij se ajo unazë nuk do të hiqej kurrë nga gishti im. Në fundjavë shkova në shtëpi dhe normalisht, prindërit më panë me unazën në gisht e filluan të më kërkonin llogari. U tregova se kisha dy vjet që isha lidhur me një shokun tim që e kisha patur në shkollë dhe filluan të më bënin llafe, e para, mami.

Ajo, në mënyrë kategorike, nuk pranonte që unë të lidhesha me një të huaj dhe më e madhja u bë kur e morën vesh që Jonathan ishte me ngjyrë. Nëna bërtiste e ulërinte: “Ku i kishe sytë që u lidhe me një ma./jmun?”.

Fjalët e tyre më vrisnin shpirtërisht.Unë e doja Jonathanin dhe nuk doja që askush ta shante atë. Nuk mund t’i dëgjoja më teksa bërtisnin e ulë rinin me sa fuqi që kishin duke na sharë ne të dyve, ndaj mblodha forcat dhe u thashë: “Po të doni na pranoni dhe, nëse jo, ne kemi vendosur të martohemi”.

Mami filloi të qante me të madhe duke më akuzuar se isha një femër e ulët që ua kisha punuar mbrapa krahëve, por tashmë çdo gjë që ata thoshin ishte e kotë; ne e kishim vendosur.